I mori jetën krushkut pas sherrit për kamerat, bie në pranga 25-vjeçari në Vlorë

I mori jetën krushkut pas sherrit për…

Është ndaluar áutori i dyshuar për vrásjen e ndodhur disa ditë më parë në lagjen Pusi i Mezinit në Vlorë. 25-vjeçari Jurgen Leci vráu krushkun e tij Bujar Mehmeti, pas një konflikti që kanë pasur për shkak të vendosjes së disa kamerave të sigurisë, pranë një pike karburanti.

“Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “árrest në bu rg”, për veprën penale “Vrásje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka gòditur me sende të fòrta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital”, njofton policia.

Mehmeti u gòdit me një shkop bejzbolli nga ana e Lecit në datën 20 Prill, dhe pas dy javësh autori arrihet të vihet në pranga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit