I moshuari i jep fund jetës, nusja e djalit e gjen të varur

I moshuari i jep fund jetës, nusja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një person është gjetur i pajetë në fshatin Kërçisht në Dibër. Bëhet me dije se një 65-vjeçar është gjetur i pajetë i varur në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas “BW”, ka qenë nusja e djalit ajo që ka parë trupin e tij të pajetë në mes të oborrit dhe ka telefonuar menjëherë policinë. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar 65-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit