I moshuari me koronavirus mbërrin tek Infektivi, gazetari: E ka gjithë familjen të infektuar

I moshuari me koronavirus mbërrin tek Infektivi,…

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga Spitali Infektiv për të rejat më të fundit, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarve, ku janë konfirmuar 17 raste pozitive, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve.

Nëntë prej rasteve të reja janë nga Tirana, ndërsa sipas gazetarit Skëndaj mes tyre është edhe një i moshuar nga Zall-Bastari, i cili ka mbërritur sot tek Infektivi.

Siç raportoi gazetari në një lidhje live për News24, i moshuari e ka të gjithë familjen të infektuar me virusin e rëndë.

Ndërkohë, më tej Skëndaj theksoi se perej 48 orësh ka nisur analiza serologjike te të gjithë mjekët e spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit