I moshuari që vrau gruan me thikë në sy të dy nipërve, vajzës dhe dhëndrit

I moshuari që vrau gruan me thikë…

Personi në foto është Hysni Patushi, 68-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi 58 vjeçe, në një banesë në Tiranë pranë SPAK. Ngjarja ndodhi në banesën e vajzës së çiftit, ku Lumturie Patushi po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur.

Sipas të dhënave paraprake, Hysni Patushi dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me thikë në gjoks. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka arrestuar Hysni Patushin, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. Dy të miturit dhe dhëndri me vajzën e çiftit të tjerë që ndodheshin në banesë janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Lumturia dhe bashkëshorti i saj banonin në zonën e Don Boskos, ndërsa mësohet se mes tyre kishte pasur probleme edhe më herët. Dhëndri i çiftit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit