I moshuari qëndron vetëm buzë rrugës, askush nuk e ndihmon

I moshuari qëndron vetëm buzë rrugës, askush…

Në qytetin e vogël të Prrenjasit, mes nxehtësisë së ditëve të korrikut dhe indiferencës që vret më shumë se mungesa e bukës, ndodhet një burrë i moshuar i cili qëndron ulur dhe komplet i vetmuar prej disa ditësh.

Qytetarët që e kanë parë, kanë dërguar pamjet të redaksinë tonë për të bërë një apel për autoritetet që të reagojnë dhe ta pyesin nëse ka nevojë për ndihmë.

Policia dhe institucionet kanë kaluar pranë tij, por askush nuk ka reaguar. Ju lutem nëse dikush e njeh, apo nëse ndonjë institucion social mund të ndërhyjë, shpërndajeni këtë mesazh,” shkruan një qytetar.

Nuk dihet nëse i moshuari ka humbur rrugën apo nëse të afërm të tij po e kërkojnë. Prej 10 ditësh ai është duke qëndruar në Prrenjas buzë rrugës kryesore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit