I ndalohet WhatsApp, “Pablo Escobar” i Britanisë së Madhe lirohet nga burgu

I ndalohet WhatsApp, “Pablo Escobar” i Britanisë…

Një baron i drogës, i cilësuar si Pablo Escobar i Britanisë është liruar nga një burg i sigurisë së lartë. Curtis “Cocky” Warren, 59 vjeç doli nga burgu Whitemoor në Cambridgeshire, pasi kreu një dënim 14-vjeçar.

Ai do t’i nënshtrohet disa prej masave më të rrepta të vendosura ndaj një të dënuari të liruar. Gjithashtu i është ndaluar përdorimi i WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Ai gjithashtu duhet t’i njoftojë punonjësit e policisë nëse dëshiron që të hipë në makinën e një shoku. Mosrespektimi i rregullave mund ta kthejë atë në burg për 5 vjet të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit