"I ndalojnë gratë për t’u marrë numrat e telefonit", gazetarja akuzon policët: Keqpërdorin detyrën për përfitime seksuale!

“I ndalojnë gratë për t’u marrë numrat…

Gazetarja dhe aktivistja, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se efektivët po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’ua marrë numrat e telefonit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.

Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë. “Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit