I ndaluan të martoheshin në adoleshencë, por ata kurorëzohen 60 vjet më vonë

I ndaluan të martoheshin në adoleshencë, por…

Një histori prekëse, që konfirmon se shpresa vdes gjithmonë e fundit, na vjen nga Australia. Len Albrighton dhe Jeanette Steer ranë në dashuri në vitet ’60, por prindërit e tyre, në atë kohë, nuk i lejuan të martoheshin. Por tashmë 60 vjet më vonë ata kanë vendosur të martohen sëbashku. 

Ata u takuan në vitin 1963, në një ishull britanik ku studionin për infermieri dhe ranë në dashuri me shikim të parë. Atëherë Len ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Jeanette 18. Pas lidhjes për disa muaj, Len i propozoi martesë. Ajo pranoi dhe filluan përgatitjet.

Len donte që ata të fillonin një jetë të re në Australi. Kështu ai emigroi dhe bleu një truall për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Por së shpejti ai mori një letër që ndryshoi gjithçka: Ishte nga Jeanette, e cila i shkroi se prindërit e saj nuk do ta lejonin të martohej (ajo duhej të priste deri në moshën 21 vjeç për të mos pasur nevojë për pëlqimin e tyre) ose ta ndiqte atë në Australi.

Leonard C Allbrighton and his new wife, Jeannette A Allbrighton, showing their wedding rings at the register signing table. See SWNS story SWLSreunion. An elderly couple were “overwhelmed” to finally tie the knot – six decades after their parents blocked their plans to get married as teenagers. Len Allbrighton, 79, and Jeanette Steer, 78, prove that love has no expiration date by reuniting and marrying each other six decades after their teen engagement. The pair reunited 52 years after their engagement as 18 and 19-year-olds was cut short by Jeanette’s parents. Len, then 71 and divorced with three children, tracked down Jeanette in 2015- curious to see if she was still alive and remembered him.

Len mbeti në Australi dhe përfundimisht u martua me një grua tjetër, me të cilën pati tre fëmijë. Jeanette mbeti në ishullin e saj, ku ndërtoi edhe familjen e saj, me dy fëmijë.

Pesëdhjetë e dy vjet më vonë, Len u divorcua dhe u kthye në Britani. Atje, ai mendoi të kërkonte përsëri Jeanette dhe gjeti adresën e saj. 

Synimet e tij fillestare ishin thjesht ta takonte sërish, pa plane afatgjata në mendje, siç rrëfen sot. Ai e vizitoi pa paralajmërim në shtëpinë e saj. Kur e pa përsëri, në fillim nuk e njohu, jo vetëm që kishin kaluar gati gjashtë dekada, por edhe i dashuri i saj i vjetër kishte ndryshuar.

U çmenda kur kuptova se ishte aiIsha e lumtur që më kishte vizituar. Në atë kohë mendoja shumë për të”, tha Jeanette. 

Ajo ishte ende e martuar, kështu që i tha burrit të saj se ai ishte thjesht një i huaj që kërkonte udhëzime. Len i dërgoi asaj një kartë Krishtlindjesh, por për dy vitet e ardhshme ata nuk patën asnjë kontakt, derisa burri i saj vdiq nga kanceri. Më pas, ishte ajo që e kërkoi Lenin, në adresën që i kishte lënë në kartolinën e Krishtlindjes.

Në vitin 2018, ata u shpërngulën së bashku, në qytetin ku Len jetonte në atë kohë dhe një vit më parë, në 2022, ai i propozoi sërish asaj për martesë. Këtë herë, kur Jeanette tha po, asgjë nuk e pengoi. Ata u martuan më 11 shkurt 2023, në prani të fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj.

Jeta jonë martesore është fantastike, nuk mund të ishte më mirë. Është mirë të kesh dikë që më trajton me respekt. Më pëlqen të bëj gjithçka me Lenin”, thotë Jeanette, ndërsa ai nga ana e tij shton: “U dashuruam sërish. I lexuam poezi njëri-tjetrit dhe shkëmbyem unazat. U emocionova kur i lexova poezinë time. Unë isha i pushtuar nga dashuria ime për të”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit