I ngacmuan të dashurën, si nisi sherri që çoi në vrasjen e 20- vjeçarit në Tiranë

I ngacmuan të dashurën, si nisi sherri…

Janë zbardhur detaje të reja rreth ngjarës së rëndë që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Tiranë, ku u vra një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës dhe mbeti i vrarë pas një sherri me thika 20-vjeçari Stivens Toshkesi.

Toshkesi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.

Sakaq, mësohet se sherri mes 3 të rinjve ka ndodhur për shkak të një vajze. Mësohet se një prej autorëve i ka ngacmuar të dashurën viktimës.

Dëshmitarët tregojnë se, ata janë konfliktuar më herët, ditë më përpara ndërsa mbrëmjen e kaluar sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa deri më tani ka rënë në pranga një prej autorëve, 18-vjeçarin Ensi Maze ndërsa vijon të jetë në kërkim Axel Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit