I ngarkuar me 35 kg drogë, arrestohet shqiptari në Igumenicë, efektivët i ‘bastisin’ shtëpinë në Athinë dhe zbulojnë kristale

I ngarkuar me 35 kg drogë, arrestohet…
Featured image of article: LAJM I FUNDIT/ I ngarkuar me 35 kg drogë, arrestohet shqiptari në Igumenicë, efektivët i ‘bastisin’ shtëpinë në Athinë dhe zbulojnë kristale

Një shqiptar është vënë në pranga teksa transportonte 35 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Mësohet se shqiptari, ende i paidentifikuar, ishte duke kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë me drogën e fshehur në bagazh të mjetit.

Ai është ndaluar në Igumenicë nga autoritetet greke dhe pas kontrollit, i është zbuluar droga e është vënë në pranga.

Nga ana tjetër, efektivët e Policisë së Greqisë kanë shkuar për të ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku shqiptari rezulton banues në Athinë. Aty është gjetur një sasi prej 103.6 gramë kristale, llojet e të cilit nuk dihen ende dhe një peshore elektronike.

Shqiptari do të japë llogari për trafikun e lëndës narkotike dhe për kristalet e gjetura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit