I nguli thikën gruas italiane, flet i shoqi i të plagosurës: Dërgoi njerëz të më rrihnin

I nguli thikën gruas italiane, flet i…

Personi që plagosi gruan e tij me shtetësi italiane mëngjesin e sotëm ka rrëfyer para efektivëve se e shoqja i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin në shtëpi.

Dosja.al ka mësuar se pasi është vënë në pranga burri në Kavajë, ka shprehur motivet që e bënë të qëllonte me thikë gruan e tij.

“Më dërgoi njerëz të më rrihnin në shtëpi. Isha në arrest shtëpie. Më ka dërguar njerëz,”– mësohet të ketë thënë ai.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. E plagosura është edhe pronare e një restoranti në Kavajë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit