Kishte probleme të shëndetit mendor, 47-vjeçari në Fier i ngul thikën babait

Kishte probleme të shëndetit mendor, 47-vjeçari në…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier. Një 47-vjeccar ka marrë vendimin ekstrem dukr goditur babai e tij. Bëhet me dije se autori i plagosjes me thikë është shtetasi me iniciale S.V dhe vuan nga problemet e shëndetit mendor. Për shkak të kësaj, 47-vjeç, ka goditur të atin e tij në moshën 80 vjeçare.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.


Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .


Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.


Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit