“I nguli thonjtë dhe dhëmbët!”/ Burri fajëson macen për shtatëzaninë e gruas: Më çau prezervativët!

“I nguli thonjtë dhe dhëmbët!”/ Burri fajëson…

Ndërsa kafshët shtëpiake dihet që të ofrojnë lumturi dhe gëzim, ato gjithashtu mund të sjellin edhe surpriza të pakëndshme, të paktën për momentin. Kështu ka ndodhur me një burrë, i cili ka publikuar në Reddit, historinë më të pazakontë që mund të keni dëgjuar ndonjëherë.

Teksa tregon se pas fëmijës së parë me bashkëshorten e tij, ata të dy kishin plane për një pushim ku gruaja mund të merrte veten nga shtatzania, “dikush” kishte plane të tjera.

Dhe bëhet fjalë për macen e tij, të cilën ai e fajëson për shatëzaninë e dytë të bashkëshortes, duke i çarë atij prezervativët.

Burri tregon, se pas përdorimit të pilulave, kishin vendosur t’i ktheheshin prezervativëve, të cilët i mbanin në një sirtar, ku macja e tij shkonte shpesh, e hapte dhe luante me ç’të gjente.

Një ditë në sirtar, ai kishte parë qime të maces, por nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Pas aktit seksual me gruan, çdo gjë kishte vijuar normalisht, mirëpo pas disa javësh gruaja e tij shfaqi shenjat e shtatëzanisë, të cilat ai i njihte shumë mirë nga përvoja e parë. Testi doli pozitiv dhe gruaja ishte sërish shtatzënë.

Burri shkoi në dhomë dhe hapi sirtarin ku mbaheshin prezervativët. Ai vërejti atje shenja dhëmbësh dhe thonjsh.

/JOQ/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit