I ngulin disa herë thikën, dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit në burgun e Koridhalos

I ngulin disa herë thikën, dalin pamjet…

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së 35-vjeçarit shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjes së 46-vjeçarit Altin Vokrri në burgun e Koridhalos.

Në pamje shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen 35-vjeçarit Alfonso Doci dhe e sulmojnë me thikë. Xhuliano Halili, ai që ka marrë përsipër këtë ngjarje të rëndë duket teksa i ngul Ndocit disa herë thikën duke e lënë të vdekur në vend.

Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua në Shqipëri.

Sherri mes të burgosurve shqiptarë ka ndodhur mesditën e 26 qershorit pasi kishin dalë për ajrosje dhe ishin thirrur nga zyrtarët e burgut për të hyrë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së fortë. Kjo pastaj u bë shkak për nisjen e sherrit të përgjakshëm i cili përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

Alfons Ndoci, 35-vjeçari që mbeti i vrarë ishte dënuar për dy vrasje. 35-vjeçari kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje në vitin 2017 dhe pak më vonë një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit të tij në Kretë, ai ishte arratisur nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në New Filadelfia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit