I nxehti afrikan rikthehet në Shqipëri, temperatura mbi 40 gradë celcius

I nxehti afrikan rikthehet në Shqipëri, temperatura…

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Për pasojë, edhe për ditën e enjte, moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë. Parashikimi i motit për të enjten: Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Për pasoj, edhe për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë.

Gjithashtu për shkak të origjinës së masave ajrore nga shkretëtira e Saharas parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët si pasojë e sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Zonat malore 19°C deri në 36°C

Zonat e ulëta 19°C deri në 40°C

Zonat bregdetare 19°C deri në 38°C

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit