I nxori emrin si i infektuar me COVID, Budina paralajmëron padi për Ramën

I nxori emrin si i infektuar me…

Regjisori Robert Budina paralajmëron padi për kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit zbuloi se artisti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me të vëllanë.

‘Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave’, shkroi kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

Për regjisorin, reagimi është politik dhe me qëllim frikësimin e njerëzve dhe mosdaljen e tyre në protesta, ndërsa shtoi se kjo gjë ka penalizuar fëmijët e tij.

“Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë. A është e vërtetë që unë e vëllai im jemi pozitivë apo jo? Kryeministri mezi e priste dhe me një hipokrizi na uron shërim të shpejtë. Kjo është një gështetër e madhe mediatike. Kjo vjen pas votimit në Parlamentin Europian. Kësaj ti përgjigjet kryeministri. E bën të frikësojë njerëzit të dalin në protesta. Rreziku më i madh nuk është virusi por qeveria që më të keqen e ka në kryeministri”, tha Budina në një deklaratë televiyive.

“Me ç’të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin dhe zonjën që ka bërë testin”, u shpreh Robert Budina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit