I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për t'i vrarë ish-gruan, burg pa afat për avokatin

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro…

“Arrest me burg pa afat” është masa e sigurisë që Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dhënë për avokatin Alban Bengasi, i cili akuzohet se i ka ofruar rreth 120 mijë euro Nuredin Dumanit për të dhunuar dhe vrarë ish-bashkëshorten e tij.
Bengasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022, kohë në të cilën u rrëfye edhe vrasësi me pagesë, tanimë i kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai u rrëfeu hetuesve se avokati ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por që nuk kishte pranuar për shkak se i përkiste gjinisë tjetër. Ndërkohë, Bengasi ka mohuar kategorikisht të jetë implikuar në një situatë të tillë. Në gjykimin e tij, bashkëpunëtori i drejtësisë është veçse një mashtrues.

SPAK megjithatë ka kërkuar shpjegime të imtësishme se përse Bengasi u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri pikërisht në momentin që dosja kaloi për gjykim.
Avokati mohon kategorikisht akuzën e ngritur ndaj tij dhe sqaron se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë me ndershmëri dhe pa asnjë kompromis.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit