I pajetë në rrugë, familjarët gjejnë të vdekur 51-vjeçarin

I pajetë në rrugë, familjarët gjejnë të…

Në Gramsh ka ndodhur një ngjarje e rëndë, Familjarët kanë gjetur të pajetë në rrugë, të afërmin e tyre. Bëhet e ditur se familjarët e kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës mëngjesin e sotëm. I ndjeri është 51 vjeç dhe nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë bërë arresti kardiak.

Policia:

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit