I pari vend në botë! Austria miraton karantinën për personat e pavaksinuar

I pari vend në botë! Austria miraton…

Në Austri, të pavaksinuarit pritet të përballen me masa të reja ndëshkuese dhe kufizuese. Austria pritet të vendosë në izolim personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit në vend shënoi rritje rekorde. Mësohet se izolimi do të hyjë në fuqi në mesnatë dhe do të zbatohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Lajmin e ka bërë të ditur kancelari Alexander Schallenberg, i cili u shpreh se izolimi kombëtar për të pavaksinuarit është  “i pashmangshëm”. Austria e Epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke dhe ka një popullsi prej 1.5 milion banorësh, ka nivelin më të lartë të infeksionit me koronavirus dhe shkallën më të ulët të vaksinimit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha më herët se shkelësit e bllokimit do të përballen me gjoba të mëdha. Konsumatorët mund të ndëshkohen me një gjobë deri në 500 € për shkelje të kufizimeve, ndërsa bizneset mund të ndëshkohen me një gjobë deri në 30,000 €.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit