“I paturp, ordiner”/ Gazetari “shpërthen” ndaj Ramës pasi mbrojti Ardi Veliun

“I paturp, ordiner”/ Gazetari “shpërthen” ndaj Ramës…

Të paturp dhe ordiner, e ka cilësuar gazetari Ylli Dylgjeri, Kryeministrin Edi Rama, i cili sot mori në mbrojtje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, Dylgjeri duke iu drejtuar Ramës shkruan se “ke futur në burg njerzit për një fature elektriku, i ke rrahur e tërhequr zvarre gratë në bulevard, se ne plazhe i zhvesh lakuriq e të ferkojnë rrushin. I ke gjobitur pa fund, i ke hequr nga puna për një strofë vjershe, i ke larguar se te kane pare shtrëmber per broçkullat që flet, etj. etj”.

Postimi nga Ylli Dylgjeri

Ky je Ti

E gjithë amerika është ngritur në këmbë duke kerkuar që Policia të mbajë përgjegjësi për ato çkanë bërë në kamera e pas kamerave. Po digjet e shkaterrohet atdheu i lirisë. Bota është mbërthyer në ekranet e TV-ve.

Duam vepra konkrete dënimi! – thërrasin amerikanet e thjeshte rrugeve të metropolit. Ndërkohë që Kryeministri ynë i quan moralistë kritikuesit e dhunës ndaj qytetareve në kamera e më pas me kamera filmi artistik në dorë tregojnë përralla per mamin kriminele! Pika qe su bie idjoteve me uniforme qe dhe fjaline e ndertojne sikur i japin makines gaz-freksion!

I quan moraliste pikërisht Ai që moralin e ka të perzjerë në ind me të gjithë veset e kësaj bote. Më tej vazhdon Rama, ” familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet ne mireedukimin e brezit të ri”- na thotë.

Po papunësine, injorancën, drogën, prostitucionin, trafiqet, krimin galopant, kush e ka? Ti, Qeveria, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Pergjithshëm i Policise, strukturat e tjera inteligjente, apo i ndjeri Kristaq, zonja Neta e
të tjerë çke për fare, për fis e per liber?

I paturp! I ke futur në burg njerzit për një fature elektriku, i ke rrahur e tërhequr zvarre gratë në bulevard, se ne plazhe i zhvesh lakuriq e të ferkojnë rrushin. I ke gjobitur pa fund, i ke hequr nga puna për një strofë vjershe, i ke larguar se te kane pare shtrëmber per broçkullat që flet, etj. etj.

Ky je Ti. Ordiner.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit