I përgjakur dhe me fraktura, gazetarja denoncon dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj në protestë

I përgjakur dhe me fraktura, gazetarja denoncon…

Nuk i ka shpëtuar dhunës policore as djali i gazetares dhe shkrimtares, Kozeta Zavalani, Mend Zavalani.

Vetë ajo ka postuar në Facebook-un e saj dy foto ku duken qartë shenjat e dhunës mbi të birin.

“Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…”, shkruan Kozeta Zavalani në postimin e saj në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit