I përket kunatit të kreut të grupit kriminal, SPAK sekuestron një pulari në Shkodër

I përket kunatit të kreut të grupit…

SPAK ka sekuestruar një pulari, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 mln lekë. Mësohet se pasuria në fjalë i përket Astrit Beqirit e Dhimitër Shkodranit. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa ka konfiskuar, pularinë, pronat dhe lekët.

Ndërkohë Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati, i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici, i arrestuar po në Danimarkë. Nga hetimet rezulton se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015” dhe në prona të paluajtshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit