I plagosur me kaçavidë dhe i shtrirë në tokë, 15-vjeçari dërgohet në spital nga policia, dyshimet e para

I plagosur me kaçavidë dhe i shtrirë…

I plagosur me kaçavidë dhe i shtrirë në tokë, 15-vjeçari dërgohet në spital nga policia, dyshimet e para

Një adoleshent ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ai është dërguar në spital për mjekim nga patrulla e policisë, e cila e ka gjetur të shtrirë në tokë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 15-vjeçari është goditur me kaçavidë në pjesën e qafës pas një konflikti në Lungomare, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të plagosjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit