I plasi tritoli në duar| Zbardhet dinamika e vdekjes tragjike të 27 vjeçarit

I plasi tritoli në duar| Zbardhet dinamika…

Një sasi e konsiderueshme tritoli i mori jetën një 27 vjeçari në Cërrik një ditë më parë. I riu e kishte në dorë lëndën gjatë momentit të plasjes. Fillimisht u mendua për një atentat dhe më pas për një shpërthim bombole. Pas një hetimi, Policia e Elbasanit ka dalë në dy pista kryesore.

Një nga pistat e hetimit për vdekjen Erion Rexhepi, dyshohet se ai e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa pista tjetër është ajo e përdorimit të tij si i paguar për të kryer një atentat. Ndër të tjera mësohet se mina me telekomandë ka pasur të paketuar një sasi prej 250 gr lënde shpërthyese C 4, e cila dyshohet se do të përdorej për një atentat të dështuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit