“I prekur nga Covid, pas 12 ditësh lë spitalin”, kryepeshkopi Anastas do të kurohet në shtëpi

“I prekur nga Covid, pas 12 ditësh…

Kryepiskopi Anastas pas një trajtimi 12 ditor në Spitalin e Evangelismos, do të vijojë trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në Athinë. Këtë e bën të ditur Sekretaria e Sinodit të Shenjtë, e cila njoftoi zyrtarisht për lënien e spitalit dhe trajtimin e mëtejshëm në kushtet e shtëpisë.

“Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës, Anastasia Kotanidhu”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërsa falënderime të veçanta ka për të gjithë klerikët, si edhe ato shtetarë të Shqipërisë dhe të Greqisë që u interesuan për shëndetin e tij.

“Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë”, thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos për shkak të infektimit nga Covid u dërgua për mjekim të specializuar në Greqi. Me anë të një helikopteri ushtarak, si dhe i vendosur në një kapsulë, kryepeshkopi u dërgua drejt Greqisë.

Njoftimi i plotë

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali: Falënderimet e tij të përzemërta

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditorë  në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës, .Anastasia Kotanidhu.

Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë,  Theodhor; të Antiokisë, Joan; të Jeruzalemit, Theofil; të Moskës, Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; Krisostom dhe të Athinës,  Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë.

Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij, Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.

Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta; për Kryeministrin,  Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë,  Prokopi Pavlopulos dhe Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, Aleksis Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat  Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë,  Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së,  Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.

Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.

Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit