I prekur nga koronavirusi, futet në intubim mjeku i QSUT-së

I prekur nga koronavirusi, futet në intubim…

Një mjek në QSUT, i prekur nga koronavirusi, është futur intubim në Spitalin Infektiv. Bëhet fjalë për mjekun e Hematologjisë në QSUT, A.P 57 vjeç.

Mjeku është prekur javën e kaluar nga koronavirusi, dhe gjendja e tij u rëndua një ditë më parë. Mjekët në Spitalin Infektiv janë detyruar ta futin në intubim kolegun e tyre.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sektori i hematologjisë në QSUT rezulton si një nga më të prekurit nga koronavirusi.

Sot u konfirmuan 64 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që dy persona humbën jetën./Gazetaatdheu.com/

LEXO EDHE: 

Bilanci i COVID/ 64 raste të reja dhe 2 viktima, rritet numri i të shtruarve në spital

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit