I preu kokën me thikë shefit të tij, i riu shqiptar: E bëra sepse më tha Zoti!

I preu kokën me thikë shefit të…

Jonathan Limani, është shqiptari i cili në gusht të vitit 2010, preu me thikë kokën e shefit të tij Christopher Varian. Sipas bucksfreepress.co.uk, i riu shqiptar i ka kërkuar një gjykatësi suedez të marrë një dënim me afat të caktuar dhe jo të përjetshëm. Kujtojmë se Limani ishte punësuar tek i ndjeri Varian dhe ishte kamarier. Limani vrau shefin e tij në momentin që viktima po pinte cigare dhe gjithë sulmin e kreu me një thikë djathi.

Gjykatësi Anthony King i dha atij një dënim të përjetshëm në vitin 2012, por më pas u vendos në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor për tu kthyer më vonë në Suedi. Ndërkohë sipas mediave atje, 44-vjeçarit i është refuzuar leja nga një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Örebro për ta kthyer dënimin e tij të përjetshëm në një dënim me afat të caktuar. Jonathan Limani vuan nga skizofrenia paranojake dhe u përshkrua nga psikiatri Dr Michael Alcock si shumë i rrezikshëm. Në dëshminë e tij për ngjarjen tragjike, psikologu ka deklaruar se Limani e ka kryer krimin pasi i ka thënë Zoti.

Psikologu

Ai po dëgjonte zëra nga Zoti kur i mori jetën shefit të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit