“I puth dhe i përqafoj miqtë”, habit ish-kryebashkiaku i natës: Po luhet kukafshehti me koronavirusin

“I puth dhe i përqafoj miqtë”, habit…

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka folur për “Fax News” duke treguar se si e përjetoi karantinën e shkaktuar nga pandemia e korònavirusit. Ai u shpreh se 35 ditët e para i respektoi rregullat e izòlimit, por gjithçka ndryshoi kur kuptoi se me situatën po luhej.

Brikeni habiti me deklaratën e tij duke thënë se i përqafon edhe i puth miqtë e tij, ndonëse është një prej rregullave që ndalohet në këtë situatë.

“Nuk i kemi kapacitetet për të përballuar situata të tilla. Mund ta rrotullojmë sit ë duam, por mendoj se vendimi për tu mbyllur ishte më e mira. Por kur u kuptua se po luanin kukafshehti, kam jetuar si një njeri i lirë, pa bërë as snobin, as rrezik për të tjerët, por e kam marrë shtëpinë me vete, kam marrë çantën time për të shkuar në mal. Të them të drejtë, kur shoh miqtë e mi, i përqafoj dhe i puth, gjithmonë me dëshirën e tyre. Nuk dal rrugëve dhe të puth apo përqafoj njerëz, por po takova vëllain tim që ka ndjekur të njëjtën rrugë si unë, patjetër. Mbi të gjitha jam njeri, kjo na diferencon nga kafshët. Po të ishim si Italia dhe Spanja, ndryshe. Por në Shqipëri nuk mund të flasim për pándemi, është absurde”, tha ai.

Sa i përket një ngjarje që i ngjall neveri, Brikeni u shpreh: “Dikur ishte shprehja, çudia më e madhe zgjat tre ditë, por në vendin tonë ndodhin tre çudi në ditë së fundmi. Nuk është se befasohem kollaj. Mua neveri më vjen kur shoh që nuk ka drejtësi, në çdo lloj situate, e kam problem shumë të madh. Këtu, gjëja më e keqe është ajo që nuk funksionon. Po të funksiononte drejtësia, do na bënte shumë mirë. Nuk e gjen të drejtën tek operatori, nuk e gjen me pòlicin që e mendon se pa të drejtë po shkel të drejtat e tua. Në shumë raste, fukarai nuk e gjen vërtetë të drejtën. Kjo përveçse të neverit, të trishton.” /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit