
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes duke dhënë të tjera detaje për vrasjen e dyfishtë në Astir.
Ai tha se autori ka qëlluar dy gratë disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.
“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë.
Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë.
Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç”, deklaroi Jaupi.