I qëllon fati, Putin fiton pushtet deri në vitin 2036

I qëllon fati, Putin fiton pushtet deri…

Që nga Josef Stalin, i cili ishte udhëheqës nga 1924 deri në 1953, duket se Putin se do të jetë  në pushtet më gjatë se çdo lider tjetër rus ose sovjetik

Vladimir Putin ka fituar një referendum që e lejon të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, ekzaktësisht deri në moshën 84-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga mediat ruse, si rezultat paraprak 5 orë para se votimi të mbyllej.

Kjo do të thotë që në vend të dy mandateve të njëpasnjëshëm 6-vjeçar që ishin më parë të llogaritur si maksimum, llogaritja e mandatit presidencial të Putinit do të zërohet, duke e lejuar atë që të marrë potencialisht edhe dy mandate, të cilat do të na shpinin në vitin 2036.

Një agjent u shpreh se nuk është koha për ndërrim pushtetesh në Rusi, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi evolucionar i shtetit.

Kredia: PA

/Burimi:LADBIBLE/Përgatiti:‘Gazetaatdheu.com’/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit