
Duket se Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman nuk zë “mend” me deklaratat e saj publike.
E ardhmja politike Braverman është në pikë pyetje pasi po përballet me zemërimin brenda partisë së saj Konservatore, pas komenteve të paautorizuara për demonstratat pro-palestineze të vendit, të cilat ajo i quajti “marshime urrejtjeje” dhe për kritikimin e policisë.
Në një opinion të botuar në The Times të enjten, Braverman tha se policia “luan me protestuesit” dhe sipas ka marrë një qëndrim të butë ndaj tubimeve në mbështetje të Gazës, të cilat ajo i përshkroi si “turma pro-palestineze”.
Ndërsa një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, i tha gazetarëve se Braverman kishte shkelur Kodin ministror, i cili është i qartë se çdo ndërhyrje ministrore në media ka nevojë për miratim nga nr. 10.
Sunak është nën presion për të shkarkuar Braverman, por zëdhënësi i tij Max Blain tha gjithashtu se kryeministri kishte ende besim të plotë tek ajo.
Braverman shihet si një liderja e re e mundshme e Partisë Konservatore në pushtet. Ajo ka mbajtur vazhdimisht pozicione të ekstremit të djathtë për çështje të tilla si multikulturalizmi emigracioni.
Kujtojmë që në të shkuarën Braverman, i quajti shqiptarët kriminela dhe se sjellin trazira në Mbretërinë e Bashkuar. Deklarata e saj solli zemërim tek shqiptarët që jetojnë në Britani dhe jo vetëm.