I ra pllaka e betonit sipër, shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali

I ra pllaka e betonit sipër, shqiptari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Konkretisht në Franscineto, një 55-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit.

Tragjedia është regjistruar gjatë orarit të punës. Viktima është Edison Malaj të cilit i ka rënë sipër një pllakë betoni.

Sipas mediave italiane, pllaka po transportohej nga vinçi dhe papritur u shkëput duke goditur punëtorin shqiptar në kokë.

Pas ngjarjes ai u transportua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit