I ra të fikët kur po priste Ramën për vaksinimin, mjeku vlonjat niset me urgjencë drejt Tiranës!

I ra të fikët kur po priste…

Mjeku që do të kryente vaksinën e parë në qytetin e Vlorës, Pirro Begaj dhe humbi ndjenjat mëngjesin e sotëm, është nisur me urgjencë për në Tiranë. Mësohet se mjeku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është nisur për mjekim të specializuar në kryeqytet.

Begaj, me detyrë kryevaksinator në qytetin e Vlorës, u ndje keq pak minuta para se të niste procesi i vaksninimit në Vlorë dhe i dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës fillimisht.

Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit