I riu abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren në kryeqytet, vajza rrihet keq nga e ëma

I riu abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren në…

Nja ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet. Dyshohet se një i ri vetëm 19 vjeç ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare. Policia bëri të mundur arrestimin e të riut.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është proceduar edhe e ëma e vajzës 13-vjeçare pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit