I riu bën me lot të dashurën e tij, i propozon me 5 unaza diamanti!

I riu bën me lot të dashurën…

Martesa është një nga momentet më të bukura që përjeton një çift, teksa një propozim super i magjishëm dhe i veçantë ka ardhur nga një djalë i cili zgjodhi një mënyrë të pazakontë për t’i propozuar të dashurës së tij. Pas një udhëtimi romantik me helikopter, William Hunn u ul në gjunjë para partneres së tij me pesë unaza të ndryshme prej diamanti në dorë, duke i propozuar për martesë.

Hunn kishte planifikuar që helikopteri të ulej në ndërtesën që ndodhej në qendër të qytetit. E fejuara e William u surprizua, teksa Hunn ishte kujdesur që secila unazë të ishte unike dhe të kishte forma dhe prerje të ndryshme të diamanteve.

Brittney Miller, zgjodhi unazën që kishte diamant të prerë në formë drejtkëndore me një rreth të hollë dhe shumë elegant. Ajo kishte në dorë edhe një testues diamantesh për të vërtetuar se të gjitha unazat ishin të vërteta.

     

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit