Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e çantës së saj në një dyqan rrobash përballë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gruaja tregon se ndodhej në dyqan si kliente, kur një i ri i ka marrë çantën që ajo e kishte lënë mbi një karrige dhe është larguar prej aty me shpejtësi.
Ajo ka vënë në dispozicion edhe pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, ku duket qartë momenti kur i riu merr çantën dhe largohet nga dyqani.
Qytetarja kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e personit, me shpresën që të rimarrë çantën dhe sendet personale që kishte brenda saj.
Raste të tilla vjedhjesh vijojnë të mbërrijnë në redaksinë tonë, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë po shërbejnë shpesh si provë për të dokumentuar mënyrën se si kryhen këto veprime.
Qytetarja shpreson që publikimi i videos të ndihmojë në identifikimin e personit dhe të parandalojë që të tjerë të bien pre e të njëjtit veprim.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/MsYntfChe5M” title=”I riu filmohet duke vjedhur çantën e klientes brenda dyqanit të rrobave” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>