I riu filmohet duke vjedhur skuterin: E kisha mjet pune, ta kthejë mbrapsht!

I riu filmohet duke vjedhur skuterin: E…

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili tregon se i është vjedhur skuteri ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas denoncuesit, ai kishte lënë skuterin jashtë kuzhinës së lokalit ku punonte. Siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, një i ri afrohet pranë mjetit, e merr dhe largohet me të qetësisht, sikur të ishte pronë e tij.

I gjithë momenti është dokumentuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë vënë në dispozicion redaksisë sonë me qëllim identifikimin e personit që shfaqet në video.

Qytetari thotë se e ka denoncuar rastin edhe në polici dhe kërkon që personi që ka marrë skuterin ta kthejë, duke theksuar se mjeti i shërbente për punë.

“Personi në fjalë që e ka gjetur bën mirë ta lërë aty ku e ka marrë, të mos vazhdojë më tej muhabeti me polici e lloj-lloj gjërash. Të lutem shumë publikoje, se e kam pasur mjet pune. Nuk ka kuptim që të më vijë një njeri të ma vjedhë”, shprehet denoncuesi.

Kushdo që e njeh personin që shfaqet në pamje, mund të ndihmojë në identifikimin e tij duke kontaktuar autoritetet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit