I riu filmon veten teksa lëviz me shpejtësi në Tiranë dhe përplaset me autobusin

I riu filmon veten teksa lëviz me…

Një episod i rrezikshëm është regjistruar në mes të Tiranës, ku një i ri, teksa lëvizte me shpejtësi dhe filmonte me celular, ka tentuar të shmangë një autobus, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me të.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese ngjarjen është fakti se vetë i riu ka publikuar pamjet e aksidentit në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe duke nxitur reagime e komente të shumta.

Rasti ngre pikëpyetje mbi sjelljen e rrezikshme në rrugë dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në një kohë kur pakujdesia mund të rrezikojë jo vetëm drejtuesin, por edhe jetën e të tjerëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit