I riu furnizon makinën me naftë, përfundon në servis pas disa minutash: I hodhi ujë!

I riu furnizon makinën me naftë, përfundon…

Një qytetar ka denoncuar një rast ‘mashtrimi’ në një pikë karburanti në Tiranë, ku pretendon se i është shitur ujë në vend të naftës. Sipas tij, ngjarja ndodhi në orën 3:30 pasdite në një pikë karburanti pranë Farmacisë 10, ku ai mbushi makinën me 10 mijë lekë naftë, por nuk mori faturë për blerjen.

Menjëherë pasi u largua nga karburanti, makina e tij u bllokua dhe nuk po tërhiqte më. Duke dyshuar për cilësinë e karburantit, ai e çoi makinën te servisi, ku pas kontrollit u zbulua se rezervuari ishte plot me ujë në vend të naftës.

Ky incident shton shqetësimet mbi standardet e sigurisë dhe kontrollin e cilësisë së karburanteve në Shqipëri. Nuk është i pari rast që qytetarët denoncojnë cilësinë e naftës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit