I riu gjerman gjen çekun prej 4.6 milionë euro në Haribo, ja kthen kompanisë

I riu gjerman gjen çekun prej 4.6…

Një ndodhi e pazakontë i ka ndodhur gjermanit 38-vjeç.

Teksa po kthehej nga vizita që i kishte bërë nënës, djali që u bë i njohur nga mediat gjermane si Anouar G, gjeti një çek prej 4.6 miliona euro brenda paketimit të Haribos.

“Në të ishte shifra aq e madhe, sa që nuk kam mundur ta lexojë”, tha Anouar për mediat lokale.

I riu kontaktoi me kompaninë e Haribos, lidhur me zbulimin e tij në stacionin e trenit.

Atij i kërkuan që ta shkatërrojë dhe t’i dërgojë një fotografi që e ka bërë një gjë të tillë.

Anouar ashtu edhe veproi, dhe disa ditë më vonë pranoi një dhuratë në shenjë falënderimi. Brenda një kutie kishte pasur gjashtë qese të vogla me bonbone të kësaj kompanie.

Ai nuk ishte edhe aq i kënaqur me dhuratën që ia kishin bërë, pasi sipas tij e kishte kursyer kompaninë nga humbja e miliona eurove. “Mendoj se është një dhuratë paksa e lirë”, shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit