Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Kuçovës, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është bërë objekt i dhunës barbare dhe bullizmit nga një adoleshent.
Incidenti është regjistruar në oborrin e një shkolle, ndërsa pamjet janë bërë publike. Në video shihet qartë se si i riu e godet me grushta në kokë dhe në trup viktimën, ndërkohë që motivi i këtij sulmi mbetet ende i paqartë.
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se dhuna është filmuar nga dy bashkëmoshatarë të autorit, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë ndërhyrë për ta ndalur.
Sipas denoncimeve të bëra lidhur me rastin, ky nuk është një episod i izoluar.
Personi i dhunuar dyshohet se është shënjestër e vazhdueshme e bullizmit dhe dhunës fizike nga të rinjtë sa herë që ata e ndeshin atë. Qytetarët ngrenë gjithashtu shqetësimin për mungesën e reagimit dhe masave nga ana e autoriteteve policore për të ndalur këtë fenomen shqetësues, sidomos në mjediset pranë shkollave.
<blockquote class=”twitter-tweet” data-theme=”dark” data-dnt=”true” align=”center”><p lang=”et” dir=”ltr”>I riu godet me grushta e shkelma një person me probleme të shëndetit mendor, të tjerët e filmojnë <a href=”https://t.co/MqVh1Y0nLV”>pic.twitter.com/MqVh1Y0nLV</a></p>— JOQ Albania (@JoqAlbania) <a href=”https://x.com/JoqAlbania/status/2099816174330548271?ref_src=twsrc%5Etfw”>September 15, 2026</a></blockquote>
<script async src=”https://platform.x.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>