I riu me ‘Benz’ thyen dy postblloqe dhe ikën me shpejtësi, lëndohet një polic

I riu me ‘Benz’ thyen dy postblloqe…

Një i ri është vënë në pranga nga policia, gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Marlind Ymeraj, i cili duke udhëtuar me shpejtësi, jo vetëm që nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka thyer edhe dy postblloqe.

Për shkak të veprimeve të të riut, Ymerja, një punonjës policie me inicialet S. L., ndodhet në spital, pasi është dëmtuar rëndë në pjesën e këmbëve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.  

Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Marlind Ymeri, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip ‘Benz’ po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.  

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale ‘Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’, ‘Shkatërrim i pronës’ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit