Protesta e zhvilluar në Tiranë, e cila ka zgjatur për më shumë se 7 orë, është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Përveç dëmeve dhe personave të tjerë të lënduar, vëmendje kanë tërhequr pamjet e rënda të një të riu me këmbë të thyer, i cili mbahej hopa nga efektivët e policisë.
I riu është identifikuar si Ledion Balla, nga Librazhdi. Ai është transportuar me barelë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa pamjet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi rrethanat në të cilat është dëmtuar.
I pyetur nga gazetarët teksa shoqërohej për në spital, Balla ka deklaruar se nuk kishte qenë pjesë e protestës dhe se ishte dhunuar nga policia. “Policët, nuk isha fare në protestë”, është shprehur i riu, duke pretenduar se është dhunuar nga efektivët. Circumstancat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.