Komisariati i Policisë Vlorë ka arrestuar qytetarin me inicialet L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi goditi me thikë një 19-vjeçar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti në fshatin Kotë, ku ka goditur me mjet prerës një 19-vjeçar.
I riu me inicialet I. A., ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës.