
Një i ri në Peshkopi është filmuar teksa bën drift dhe xhiron gomat në rrugë. Por “argëtimi” i ka zgjatur shumë pak pasi në vendngjarje vjen patrulla e Policisë Rrugore e cila po kalonte aty.
Ndërsa i riu sapo i sheh nxiton të futet me mjet në një lavazh aty pranë. Por policia ndalon mjetin e tyre dhe shihet teksa një punonjës i policisë Rrugore zbret, duke u drejtuar për tek djali që xhiroi gomat.
Video https://www.facebook.com/AksidenteRrugore1/videos/824169038280774/?t=27