I riu në Tiranë kërcënon dhe godet me thikë efektivin

I riu në Tiranë kërcënon dhe godet…

Në Tiranë është vënë në pranga një i ri. Ky i fundit i identifikuar si shtetasi me iniciale A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë ka kërcënuar dhe goditur me thikë një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi” dhe i riu ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit