I riu në Vlorë tenton t'i dërgojë drogë të afërmit në burg, zbulohet

I riu në Vlorë tenton t’i dërgojë…

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi gjatë periudhës së fundvitit ka tentuar që të fusë një sasi lëndësh narkotike në burgun e Vlorës.

Shtetasi me inicialet F. C., mësohet se lëndën narkotike e kishte fshehur në ushqimet e sjella për familjarët, në brendësi të patateve. Nga kontrolli rezultoi se 30-vjeçari tentoi të fuste brenda ambienteve të burgut një sasi lënde narkotike kanabis sativa dhe kokainë.

Ngjarja u regjistrua në datë 30 dhjetor 2023, ndërkohë që ndaj të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a i K. Penal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit