Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hidrocentralin ‘Bistrica 2’ në Bashkinë e Finiqit ku një i ri në moshën 38 vjeçare është hedhur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit. I riu me inicialet A.M është banues i qytetit të Sarnadës dhe kishte disa orë që ishte larguar nga shtëpia. Familjarët e të riut kanë deklaruar për policinë se A.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Mbi këtë ngjarje policia ka dhënë informacionet paraprake dhe deklaratë publike.
Informacioni i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.