
Një incident i pazakontë është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte. I riu mësohet se ka qenë pa leje drejtimi dhe nga informacionet patenta i ishte marrë për shkelje të mëparshme.
Burime paraprake bëjnë me dije se pas moszbatimit të urdhrit, efektivët e policisë janë detyruar të qëllojnë në drejtim të makinës, për të ndaluar lëvizjen e saj. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga përplasja.
Menjëherë pas ngjarjes, i riu është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje në lidhje me motivet e veprimit të tij. Në terren ka zbritur edhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të hetuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Gjithashtu, po kryhen verifikime për të kaluarën e drejtuesit të automjetit.