I riu pa patentë përplas 11-vjeçarin me biçikletë, largohet nga vendngjarja

I riu pa patentë përplas 11-vjeçarin me…

Një 21-vjeçar me iniciale O.C dhe pa patentë ka aksidentuar një fëmijë të mitur 11-vjeç. Ky i fundit po lëvizte me biçikletë, në momentin që është përplasur nga mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shoferi i ri dhe pa leje drejtimi. Ky i fundit është arratisur nga vendi i ngjarjes, por është kapur pak minuta më vonë, ndërsa i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit